Arrestohet serbi për krime lufte, urdhri i Prokurorisë Speciale zbatohet në Budapest
Një serb i akuzuar për krime lufte është arrestuar në Budapest me urdhër të prokurorisë speciale të Kosovës.
Ai akuzohet se ka marrë pjesë në sulmet kundër popullatës civile shqiptare në Pejë ku janë vrarë 33 persona.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njoftoi opinionin publik se në zbatim të Urdhër Arrestit Ndërkombëtar të kërkuar nga kjo prokurori, autoritetët hungarezë në Budapest kanë ndaluar personin me inicialet S.S., i nacionalitetit serb.
Sipas prokurorisë Speciale njofton për këtë shtetas është nxjerrë Aktvendim për fillimin e hetimit për shkak se dyshohet se në periudhën kohore 26 mars deri më 28 maj 1999, ka marrë pjesë aktivisht në kryerjen e veprave penale që ndërlidhen me krimet e luftës në sulmet kundër popullatës civile shqiptare në lagjen “Kristal” në Pejë, ku janë vrarë tridhjetetre (33) persona gjatë sulmeve të kryera në këtë periudhë kohore.
LEXONI GJITHASHTU
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania