Fituan 700 mijë € nga shqiptarët që kaluan kufirin grek ilegalisht, 17 të arrestuar

18 Tetor 2022 | 22:13

Autoritetet greke kanë shkatërruar grupin kriminal, që ka lejuar kalimin e paligjshëm të shqiptarëve në Greqi

Mediat greke, bëjnë me dije se në pranga kanë rënë 17 persona, ku në mesin e tyre janë edhe 7 efektivë policie.

Këto të fundit punonin në pikën kufitare greke në Kristalopigji që lidh Shqipërinë me Greqinë.

Sipas mediave grupi kriminal i përbërë nga qytetarë dhe policë doganor ka lejuar kalimin e paligjshëm të më shumë se 1700 shqiptarëve, kundrejt pagesës.

Mësohet se ky grup ka marrë 700 mijë euro nga shqiptarët të cilët kanë dashur që të kalojnë kufirin ilegalisht.

Çdo oficer policie i përfshirë në rrjet, merrte një shumë mujore  nga 2000 deri në 10000 euro në varësi të  produktivitetit.

Në kontrollet fizike, si dhe në banesa dhe lokale, në kuadër të këtij operacioni janë gjetur dhe sekuestruar:

-463.000 euro, 380 dollarë australianë, 19 dollarë amerikanë, 20 dinarë të Shkupit dhe 8.540 lekë shqiptare,

– 511 pako cigare dhe 17 paketa duhan, pa akcize.

-shënime të shkruara me dorë,

-2 pasaporta në të cilat është vërtetuar në mënyrë të rreme hyrje/dalja për në dhe nga territori grek dhe armë gjahu dhe 122 fishekë.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026