Bushati sulmon Veliajn: Do përdorë trimat e SPAK dhe paratë e kullave
Analisti Andi Bushati ka sulmuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, duke thënë se ky i fundit do të përdorë paratë e kullave dhe SPAK në zgjedhjet lokale të 2023.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, theksoi se gara në këto zgjedhje nuk do të jetë e barabartë duke shtuar se beteja zgjedhore nuk është një betejë zgjedhore me një forcë politike por me një regjim të tërë.
“Ju kujtoni se janë gjykatat të paafta të gjykojnë se kujt i takon vula? Jo është drejtësia e kapur nga qeveria dhe nga Edi Rama. Beteja zgjedhore nuk është me një forcë politike, është betejë me një regjim. Këta janë 5 muaj para zgjedhjeve dhe Rama nuk i lë të marrin vesh se e kujt është vula. Do të vijë fushata e zgjedhjeve , do shikosh dispropocionin në mediat e mëdha televizive që do kesh në mediat e mëdha televizive mes Erion Veliajt dhe kandidatit tjetër.
Do shikosh lekët e kullave do të shkojnë për të financuar kandidatin e PD-së apo fushatën e kandidatët e PS? Do shikosh këta trimat e Ardi Veliajt dhe SPAK, kujt do i vihen prapa për të përgjuar se mos po vidhet ndonjë votë, kandidatit të PS-së apo kandidatit të opozitës. Më duket absurde edhe ta mendosh që gara do të jetë e barabartë”- tha Bushati.
LEXONI GJITHASHTU:
- Babaramo ironi me Alimehmetin: Do të ta bëjnë si babait tënd
- Andi Bushati: Pse është i pamundur bashkimi i PD-së
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 15:31 Ish-presidenti Hernandez do të kthehet në Honduras pas faljes nga Trump
- 15:23 Qeveria iraniane paralajmëron për rritjen e çmimeve të naftës
- 15:14 Irani: Është bërë përparim në bisedimet me Omanin për Ngushticën e Hormuzit
- 15:05 Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb
- 14:55 Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
- 14:46 Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia