Forcat ukrainase rrëzojnë 13 dronë kamikazë në Mykoliav

19 Tetor 2022 | 08:51

Ushtria e Ukrainës tha se ka rrëzuar 13 dronë “kamikazë” mbi rajonin jugor të Mykolaiv gjatë natës.

“Gjatë natës së 18-19 tetorit, armiku sulmoi dy herë rajonin e Mykolaiv-it me dronë kamikazë ‘Shahed-136. Njëmbëdhjetë u qëlluan nga Mbrojtja Ajrore e Komandës Ajrore “Jug”, dy të tjerë nga ushtarët e Gardës Kombëtare të Ukrainës dhe Shërbimit Shtetëror Kufitar të Ukrainës”- thuhet në deklaratën e Forcave të Armatosura, shkruan CNN.

Çfarë janë dronët “kamikazë”? 

Ndryshe nga dronët ushtarakë më tradicionalë, më të mëdhenj dhe më të shpejtë që kthehen në bazë pas hedhjes së raketave, dronët “kamikazë” janë krijuar për t’u përplasur me një objektiv dhe për të shpërthyer.

Ushtria ukrainase dhe inteligjenca amerikane thonë se Rusia po përdor dronë sulmues të prodhuara nga Irani.

Zyrtarët amerikanë i thanë CNN në korrik, se Irani kishte filluar të shfaqte dronët e serisë Shahed në Rusi, në aeroportin Kashan në jug të Teheranit muajin e kaluar.

Në gusht, zyrtarët amerikanë thanë se Rusia i kishte blerë këta dronë dhe po trajnonte forcat e saj se si t’i përdornin ata.

Sipas presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, Rusia ka porositur 2400 dronë Shahed-136 nga Irani.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026