Pas Ramës dhe Metaj kritika për Lelin: Ritëm të ulët pune, qeveria ka investuar

19 Tetor 2022 | 11:38

Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Metaj ka kritikuar Kryebashkiakun e Vlorës Dritan Leli për  punën e tij gjatë mandatit të tretë të forcës së tyre politike.

Në një intervistë për Euronews Albania, Metaj theksoi se Leli ka pasur një ritëm pune të ulët në krahasim me investimet që ka bërë qeveria në këtë bashki.

“Ne nuk kemi ndonjë rrugë të ndarë apo të ndryshuar, ne jemi PS dhe kemi objektivin tonë të Integrimit të Shqipërisë në BE, dhe Vlora ka një rol jo të vogël në këtë objektiv. Kushdo që do na ndjekë në këtë objektiv është një forcë e shtuar.

Bashkia e Vlorës ka pasur disa ngërçe jo të justifikueshme dhe një ritëm pune të ulët krahasuar me ritmin e madh të investimeve që ka bërë qeveria. Janë bërë investime të jashtëzakonshme, por mungon rezultati”- theksoi Metaj.

Edhe vetë kryeministri Edi Rama, disa herë ka kritikuar Lelin në lidhje me punën e tij si kryetar bashkie.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026