‘Bomba’ e Messit, argjentinasi kërkon zyrtarisht largimin nga katalanasit, revoltohen tifozët
Leo Mesi ka kërkuar zyrtarisht largimin nga Barcelona. Sipas mediave spanjolle, kapiteni i katalanasve u ka paraqitur me shkresë drejtuesve të klubit se vullneti i tij është për t’i dhënë fund aventurës tek Barcelona.
Në vitin 2017 Mesi firmosi një kontratë ku përfshihej dhe një klauzolë, e cila e lejonte argjentinasin që të largohej si futbollist i lirë, por klubi pretendon që kjo klauzolë ka skaduar në datën 10 qershor dhe palët mund të përfundojnë në gjyq.
Klauzola e largimit të 33-vjeçarit është plot 700 milionë euro dhe duket e pamundur që një klub tjetër të ketë kapacitet për të investuar një shumë marramendëse.
Kontratat e sulmuesit përfundon në verën e vitit të ardhshëm, por klubi është shprehur gjithnjë se dëshiron që argjentinasi t’i japë fund karrierës së tij në Barcelonë, ku dhe ka nisur karrierën.
Pas vetes Leo Mesi ka dhe tifozët e Barcelonës, që pasi kanë mësuar vendimin e tij, kanë nisur protestat pranë stadiumit “Camp Nou”. Ata nuk e perceptojnë dot largimin e yllit të skuadrës, duke akuzuar drejtuesit e bordit si përgjegjësit kryesor për këtë vendim të argjentinasit.
Tifozët kanë kërkuar largimin e presidentit Josep Bartomeu dhe qëndrimin e Mesit, por duket se tashmë situata ka rritur në një pikë ku vështirë të ketë kthim pas.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës