Xavi në prag shkarkimi, spanjolli shumë larg objektivave

19 Tetor 2022 | 18:21

Humbja në El Clasico ndaj Realit të Madridit dhe dështimi në Champions League kanë bërë të lëkunden pozitat e trajnerit Xavi.

Spanjolli që drejton Barcelonën e ka pohuar se një eliminim nga kompeticioni më i lakmuar për klube në Evropë, do të çonte në shkarkimin e padiskutueshëm të tij.

Katalanasit shpenzuan më tepër se 150 milionë euro në merkaton e verës, duke afruar emra si Lewandowski, Kounde, Rafinja, Kristensen dhe Kesi, por duket se ata nuk po i sjellin trofe ekipit.

Aktualisht i gjithë presioni bie mbi 42-vjeçarin, i cili ndien se ndodhet përpara gijotinës nëse skuadra nuk bën kthesë menjëherë.

“Pavarësisht gjendjes ku ndodhemi, ne duhet të luftojmë për trofe. Nëse nuk fitojmë, siç tha dhe presidenti, do të ketë pasoja duke filluar nga unë. Nëse nuk ia dalim do të vijë një trajner tjetër, por unë do të jap gjithçka që kjo të funksionojë”, tha Xavi.

Barcelona aktualisht ndodhet në vendin e dytë në kampionat, pas disfatës 3-1 në ‘Bernabeu’. Ndërkohë, më alarmante paraqitet situata në Champions League, aty ku ndodhen në vendin e tretë dhe thuajse të eliminuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026