Fatmir Mediu: Nuk kam ndërhyrë në negociatat midis PD dhe PL për zgjedhjet vendore
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu deklaroi se nuk ka ndërhyrë në negociatat që po zhvillohen midis Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë për zgjedhjet e ardhshme vendore.
Në një intervistë për Euronews Albania, Mediu nënvizoi se çështjet e diskutimit biletaral, janë çështje të këtyre forcave politike dhe liderëve përkatës.
“As nuk më ka interesuar dhe as nuk më intereson negociatat midis Partisë së Lirisë dhe Partisë Demokratike. Është një çështje biletarale e tyre, në konteksin e të gjithë opozitës, padyshim, ajo që vlerësoj është qëndrimi i Partisë së Lirisë ka deklaruar për të qenë me kandidatë të përbashkët. Çështjet e diskutimit bilateral janë çështje e tyre. Nuk jam përzier as në kohën kur ishte zoti Basha, as tani që është zoti Meta me zotin Berisha.
Ajo që dua të theksoij është se Partia Republikane ka qenë e përfshirë me anëtarët e koalicionit “Aleanca për Ndryshim”, me ata kolegë që jemi bashkë në parlament dhe më e mira është që të dalim me një kandidat të përbashkët”, theksoi Mediu.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta