Presidenti kundër trajnimit të ushtarëve ukrainas në Kroaci

19 Tetor 2022 | 19:15

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviç dënoi kundërshtimin nga ana e presidentit Zoran Millanoviç ndaj ofertës së Ministrisë së Mbrojtjes që ushtarët ukrainas të trajnohen në Kroaci.

“Shteti kroat, me vendimet e Qeverisë, ka muaj që e mbështet ushtarakisht Ukrainën. Bëhet fjalë për politikën e Kroacisë në kuadër të aktiviteteve më të gjera të Bashkimit Evropian”, tha Pllenkoviç në mbledhjen e Qeverisë kroate.

“Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Gordan Gërlliç Radman, në takimin e Këshillit të BE-së më 17 tetor, bashkë me 20 ministra të tjerë të punëve të Jashtme të vendeve anëtare, ka shprehur në parim gatishmërinë e Kroacisë për të marrë pjesë në trajnimin e ushtarëve ukrainas”, tha Pllenkoviç.

Ai gjithashtu shtoi se bashkë me Kroacinë, 12 vende të tjera kanë shprehur gatishmërinë që këtë trajnim ta kenë në territorin e vendeve të tyre.

“Shpreh shqetësimin tim për reagimet e presidentit Millanoviç dhe aq më tepër për mbështetësit e tij në Parlament, të cilët në esencë po ekspozojnë pikëpamjet e tyre pro-ruse”, tha kryeministri kroat.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026