Koronavirusi mbetet një kërcënim global, thotë OBSH-ja
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi këtë të mërkurë se koronavirusi mbetet një kërcënim në nivel global, tre vjet pas shfaqjes së pandemisë.
Sipas OBSH-së, të gjitha vendet duhet të vazhdojnë të monitorojnë nga afër situatën në lidhje me koronavirusin dhe të promovojnë që grupet më vulnerabël të popullsisë të vaksinohen, shkruan Euronews Serbia.
Megjithëse ka opinione publike se pandemia ka përfunduar në disa pjesë të botës, koronavirusi vazhdon të kërcënojë shëndetin e popullsisë së botës, theksoi agjencia e Kombeve të Bashkuara.
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se pandemia, fillimisht befasoi të gjithë botën dhe kjo mund të ndodhë sërish.
Për koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.
OBSH e shpalli koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.
LEXONI GJITHASHTU
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme