Katër viktima dhe 168 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e fundit mbi pandeminë e Covid-19 në Shqipëri. Kështu, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 168 raste të reja me coronavirus, ndërsa katër qytetarë kanë humbur jetën.
Aktualisht në dy spitalet Covid po marrin trajtim 164 pacientë, 14 ndodhen në terapi intensive, dhe pesë janë të intubuar.
Sipas Task-Forcës, 102 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4633 që nga fillimi i epidemisë. Në Shqipëri deri tani numërohen 263 vdekje nga Covid-19, kurse qarku më i prekur vijon të mbetet Tirana.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2037
Durrës 518
Shkodër 298
Fier 173
Lezhë 190
Korçë 201
Vlorë 143
Kukës 139
Elbasan 149
Berat 80
Gjirokastër 50
Dibër 53.
Pavarësisht situatës, kryeministri Edi Rama tha dje në një takim me mjekë dhe infermierë në Spitalin Infektiv se qeveria po punon për sigurimin e vaksinës për coronavirus, sapo ajo të jetë gati për shpërndarje dhe aplikim në popullatë.
“Ne kemi marrë masa për të rritur kapacitete vaksinuese për të lehtësuar gripin e stinës. Një trup më vulnerabël e merr goditjen më të fortë. Kemi vendos një financim të konsiderueshëm për vaksinim falas. Kemi bërë një rezervim për vaksinën e Covid-19 kur të dalë. Pa llogaritur kompetentët e “Facebook”, që flasin për çipa, që do ju përgjojnë ku do shkojnë, çfarë do bëjnë, që janë fantazi e çmendur,” theksoi Rama.
Euronews Albania pyeti zyrën e shtypit të Kryeministrisë lidhur me detajet e vaksinës së rezervuar anti-Covid që kryeministri iu referua, por deri më tani, ende nuk ka marrë përgjigje.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet