Rama kundër mediave: S’ka as protesta masive pedagogësh, as Vetting

20 Tetor 2022 | 08:31

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Twitter, reagoi kundër mediave që sipas tij po paraqesin si masive një protestë të një pakice pedagogësh.

Sipas tij, kjo protestë udhëhiqet nga nongratat dhe shiksat. Ndërkaq Vettingu që thuhet se do bëhet për pedagogët as do bëhet, as është thënë e menduar, thotë Rama.

Kryeministri Edi Rama nga Gjirokastra është shprehur se nuk do të ketë asnjë pakt me pedagogët, të cilët prej ditësh kanë dalë në protestë.

Në fjalën e tij, Rama tha se nuk do të ketë asnjë pakt me pedagogët, duke shtuar se këto të fundit kanë mundësi që të punojnë dhe në universitetet private. Më tej, kreu i qeverisë theksoi se do të ketë Vetting për pedagogët që punojnë në universitete private dhe nuk deklarojnë pagën.

“Sa për rritjen e mëtejshme të pagave e përsëris, nuk do të ndodhë deri kur të vijë radha e natyrshme, pas pensionistëve në fundvit dhe pas daljes së dimrti, kur do të bëjmë bilancet e kostove të mburojës së energjisë elektrike, edhe për familjet e pedagogëve që mbrohen nga qeveria!” shkroi Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

Është publikuar fotoja familjare nga darka shtetërore e organizuar nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në nder të krerëve të shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse...
22:01 | 07/07/2026

Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 38-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës...
19:54 | 07/07/2026

Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje

Shtetasit e huaj që kërkojnë të marrin pasaportën shqiptare kanë ardhur në rënie gjatë vitit 2025. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shtetësinë shqiptare e...
19:41 | 07/07/2026