Ekskluzive/ Ndryshime në Policinë e Shtetit, Albert Dervishaj zv.drejtor i përgjithshëm në vend të Aida Hajnajt

27 Gusht 2020 | 09:02

Albert Dervishaj emërohet zv/drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit pas zgjedhjes se Aida Hajnajt në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH.

Burime për Euronews Albania konfirmojnë se Pëllumb Seferi është emëruar drejtor i Departamentit  të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, ndërsa Idajet Faskaj është emëruar drejtor i Drejtorisë së mbrojtjes së dëshmitarëve të Drejtësisë.

Burime bëjnë me dije se lëvizje priten edhe në nivele të tjera drejtuese dhe në drejtoritë e qarqeve.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, gjatë një ceremonie për të vlerësuar punën e znj. Hajnaj i dorëzoi certifikatën për shërbime të dalluara me motivacionin “Për merita të veçanta, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në përmbushjen cilësore të detyrave dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës për zhvillimin e vazhdueshëm të standardeve policore, në shërbim të Policisë së Shtetit”.

Vetëm 2 muaj më parë, me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të policisë, Ardi Veliu janë lëvizur disa drejtues të uniformave blu.

 

Lexoni gjithashtu:

Ekskluzive/ Furtunë në polici, Veliu firmos lëvizjet e drejtuesve të uniformave blu

Aida Hajnaj emërohet në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit

Aida Hajnaj në krye të BKH, ambasada e SHBA: Reforma në drejtësi po bëhet realitet

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026