Gjergji Gjika: 20% e fasonerive janë mbyllur, numri i të punësuarve është ulur
Kryetari i Dhomës së Fasonistëve, Gjergji Gjika thotë se 20% e fasonerive janë mbyllur.
Në një intervistë për Euronews Albania, Gjika u shpreh se numri i të punësuarve në këtë sektor është ulur.
Sipas tij, nëse qeveria nuk i ndihmon financiarisht, këto ndërmarrje do të mbyllen.
“Jo vetëm këtë vit. Kjo është një pandemi me armë tani, nuk është me viruse. Përqindja është e vështirë, pasi gjithmonë biznesi e mban deri në minutën e fundit që mund ta riciklojë. Ne kemi rreth 20% të ndërmarrjeve që nuk janë më funksionale.
Nëse para pandemisë, ne kemi pasur rreth 76 mijë të punësuar, tashmë janë 50 mijë. Janë larguar për arsye të ndryshme. Ndërmarrjet do mbyllen njëra pas tjetrës, njerëzit do shkojnë në shtëpi të pa punë”, theksoi ai.
Dhomat e Biznesit kundërshtojnë paketën fiskale të qeverisë, e cila sipas tyre nuk duhet të fokusohet tek gjobat, por tek ulja e taksave.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 12:27 GJKKO lë në burg Florjan Musajn, pjesë e grupit kriminal për trafik droge
- 12:17 Deklarata e deputetes Koçeku për kërcënim, reagon avokati i Bajrave
- 11:56 Mesazhi i ish-deputetes së PS për kërcënim nga Bajrat, Policia e Shkodrës reagon për Euronews Albania
- 11:48 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta dhe benzina
- 11:42 Goditen me sende të forta 2 persona në Fushë-Arrëz, policia në kërkim të autorëve
- 11:27 Paralajmërimi i Odës Amerikane: Refuzimi i gazit rrezikon partneritetin e Kosovës me SHBA-në