Fushata elektorale | PD-ja mbyll fazën e parë e verifikimeve, përzgjidhen 946 kandidatë
Partia Demokratike e Shqipërisë bën të ditur se, ka përmbyllur fazën e parë të përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme.
Sipas selisë blu, në këtë fazë nga 3648 kandidatë të propozuar nga anëtarët, janë përzgjedhur vetëm 946. Të përzgjedhurit e fazës së parë, sipas rregullores, duhet të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit për pastërtinë e figurës dhe integritetin profesional.
“Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve pranë Partisë Demokratike ka përfunduar fazën e parë të verifikimit të kandidatëve, në përfundim të së cilës ka ftuar 946 kandidatë nga 3648 kandidatë të propozuar nga anëtarët, që të plotësojnë Formularin e Vetëdeklarimit për figurën dhe integritetin”, thuhet në njoftimin shpërndarë nga zyra e shtypit të Partisë Demokratike.
Sa i takon kandidatëve që nuk janë njoftuar për të plotësuar formularin e deklarimit të pastërtisë së figurës, PD-ja thotë se emrat e tyre do t’i kalojnë burimeve njerëzore, ku dhe do konsiderohen si potencial për të përfaqësuar partinë në nivele ekzekutive, politike si dhe përfaqësues në këshillat lokalë.
“Kandidatët që nuk janë njoftuar për të plotësuar Formularin e Vetëdeklarimit janë përfshirë në listën e kandidatëve që i është shtyrë aprovimi dhe të dhënat e tyre i janë përcjell Sekretariatit të Burimeve Njerëzore të Partisë Demokratike, për t’u përfshirë në databazën e burimeve qeverisëse të Partisë Demokratike. Sipas vendimit të Kryesisë së Partisë Demokratike, lista e kandidatëve që i shtyhet aprovimi përbën një listë të certifikuar të burimeve njerëzore të Partisë Demokratike, që do të përdoret për përfaqësimin e Partisë në nivelet ekzekutive politike, në detyra shtetërore si funksionarë politikë apo nëpunës shtetërorë të nivelit drejtues, apo si përfaqësues në këshillat lokalë”, thekson PD-ja.
Por procesi i përzgjedhjes së emrave të kandidatëve nuk do të mbyllet këtu. Partia Demokratike thotë se, në fazën e dytë do të bëjë një tjetër seleksionim, ndërsa emrat që rezultojnë të pastër dhe kanë më shumë avanatazhe, do t’i dërgohen për konsultim anëtarësisë së partisë.
“Në përfundim të fazës së dytë, do të bëhet një reduktim i mëtejshëm i numrit të kandidatëve, drejt një numri limit kandidatësh të përcaktuar paraprakisht që do të dërgohen për konsultim tek erisanëtarësia e Partisë Demokratike”, thuhet në njoftim.
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.