I arrestuar 1 vit më parë, kush është 34-vjeçari i vrarë me armë zjarri
Indrit Ndoj, 34 vjeç, u gjet i vrarë me armë zjarri mëngjesin e së premtes në një rrugë dytësore në Fushë-Krujë.
Policia tha se nga këqyrja paraprake është konstatuar se 34-vjeçari ka një dëmtim në këmbë, që dyshohet të jetë shkaktuar nga një armë zjarri.
34-vjeçari është arrestuar më parë në 19 shtator të 2021, pasi u kap bashkë me Enea Babasin duke transportuar me automjetet e tyre “ Volvo” dhe “Ford” 19 emigrantë të paligjshëm, të cilëve u kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.
“Shërbimet e Njësisë së Autostradës Milot-Morinë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mirditë dhe strukturat e DVP Lezhë, në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitin e tyre në territorin shqiptar me destinacion vendet e BE-së, pas informacioneve të marra në rrugë policore se në automjetet tip “Volvo” dhe “Ford” po transportoheshin emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës, organizuan punën për lokalizimin dhe ndalimin e mjeteve. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Enea Babasi, 26 vjeç dhe Indrit Ndoj, 33 vjeç, banues në Fushë Krujë”, njoftonte policia e Lezhës 1 vit më parë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh