FOTO/ Familjarët e gjetën të pajetë në kanal, detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

21 Tetor 2022 | 10:24

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 34-vjeçarit Indrit Ndoj në Fushë-Krujë. Gazetarja  Kloida Gjuzi raporton se i riu banonte i vetëm.

Kanë qenë familjarët ata që kanë ngjetur trupin e pajetë të 34-vjeçarit mëngjesin e sotëm, në një kanal në anë të rrugës, teksa ishin duke shkuar në punë.

Familjarët kanë njoftuar menjëherë Policinë.

Nga ekzaminimet që janë bërë, rezulton se i riu nga të shtënat me armë ka pasur plagë në këmbë dhe kokë.

Familjarët janë shprehur në polici se djali i tyre nuk kishte asnjë konflikt.

Deri më tani nuk është shoqëruar asnjë person për ngjarjen.

Emri i Indrit Ndojit është i njohur për policinë.

34-vjeçari është arrestuar më parë në 19 shtator të 2021, pasi u kap bashkë me Enea Babasin duke transportuar me automjetet  e tyre “ Volvo” dhe “Ford” 19 emigrantë të paligjshëm, të cilëve u kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së kundrejt pagesës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Djali vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, flet për herë të parë nëna e Violand Braçellarit

Për herë të parë pas ngjarjes së rëndë të 4 qershorit në fshatin Lozhan të Maliqit, ku humbi jetën efektivi i policisë Enea Mekolli dhe...
10:53 | 07/06/2026

“Projekti në Zvërnec do të bëhet”, Rama: Protestat do të dëmtojnë turizmin

Kryeministri Edi Rama në podkastin e tij “Flasim” u shpreh se të gjitha protestat që po organizohen në Shqipëri kundër projektit në Zvërnec do të...
10:41 | 07/06/2026

Furnizonin dhe shpërndanin lëndë narkotike, arrestohen 2 persona në Tiranë! Sekuestrohet 1 kg heroinë

Shpërndante lëndë narkotike të forta, arrestohen 2 persona në Tiranë Finalizohet faza e tretë e operacionit policor të koduar “Zonat”. Goditet një tjetër rast i...
10:28 | 07/06/2026