“Projekti në Zvërnec do të bëhet”, Rama: Protestat do të dëmtojnë turizmin
Kryeministri Edi Rama në podkastin e tij “Flasim” u shpreh se të gjitha protestat që po organizohen në Shqipëri kundër projektit në Zvërnec do të dëmtojnë turizmin.
Sakaq, ai theksoi gjithashtu se projekti i nisur në Zvërnec do të realizohet dhe se, sipas tij, është një mundësi e mirë ekonomike për vendin dhe për zhvillimin e Vlorës.
“Këtë javë shkova dhe takova banorët e zonës së Zvërneci. Vlen shumë më tepër se çdo ulërimë, çdo zhurmë, çdo kuje, çdo shqetësim, manipulim, falsifikim apo spekulim nga çorba e ditëve të fundit.
Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga flamingot online si njerëz të mbledhur me zor, si njerëz të mbledhur kokërr më kokërr, si njerëz që nuk përfaqësonin komunitetin, ndërkohë që ata janë njerëzit që jetojnë në atë zonë. Ajo zonë nuk është një zonë e mbipopulluar. Ajo është një zonë ku ata njerëz që kanë interesa aty, që punojnë aty, që i pretendojnë pronat e tyre aty, madje aty ku do të zhvillohet projekti, që mbajnë familjet e tyre nga aktivitetet e vogla aty, nga shërbimet dhe nga puna e përditshme aty, janë ata.
Dhe ajo që dëgjova prej tyre natyrisht nuk ishte një surprizë për mua. Ishte një bisedë për shqetësimet konkrete, për problematikat konkrete, për mënyrën se si adresohet një pretendim, një pronë e kthyer dhe e regjistruar, por që, në rast se kthimi dhe regjistrimi janë bërë në mënyrë të parregullt, ka gjykatë, ka një proces dhe në fund gjithçka ishte pozitive mes njerëzish që diskutojnë si njerëz.
Por kjo që turma normale kthehet në qindra mijëra njerëz që po vlojnë në Shqipëri do të dëmtojë turizmin, çuna, goca. Kanë filluar disa shenja shqetësuese të çregjistrimeve në Sarandë, disa shenja shqetësuese, pak, por para se të bëhet trend që të fillojnë ata që kanë prenotuar për të ardhur, pra për të sjellë ato para që do të shkojnë te bizneset e vogla, që do të shkojnë te familjet që mezi e presin këtë sezon, atëherë do të humbasim shumë turistë këtë vit.
Mbase këtë doni. Unë nuk besoj që këtë doni, por mbase ky është edhe qëllimi, që të jetojmë vetëm me flamingot, të cilët 99.99% e atyre që i mbrojnë s’i kam parë ndonjëherë me sy. Nuk e di. Shikojeni këtë punë.
Në ndërkohë që projekti do të bëhet, që të jemi shumë të qartë. Projekti do të bëhet sepse është një e mirë e madhe për ekonominë tonë. Është një bekim i madh për Vlorën dhe është një kapërcim i madh epokal për Shqipërinë turistike dhe për Shqipërinë evropiane”, u shpreh ai.
Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-efektivi i Gardës, Flamur Kolmarku
Vrasja e Klevis Lleshit, GJKKO lë në burg të ekstraduarin nga Italia, Sajmir Kolaverin
“Po me Paketën e Maleve ç’kanë Flamingot e Bulevardit”, Rama: S’do ta ndalim zhvillimin drejt turizmit botëror
- 12:10 Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-efektivi i Gardës, Flamur Kolmarku
- 12:09 Zgjedhjet në Kosovë, Haxhiu voton: Sa më e lartë të jetë pjesëmarrja, aq më e fortë është demokracia jonë
- 11:56 Vrasja e Klevis Lleshit, GJKKO lë në burg të ekstraduarin nga Italia, Sajmir Kolaverin
- 11:49 Aksidenti fatal ku humbi jetën futbollisti Fatjon Bunjaku, Policia zbardh detajet dhe shkakun e ngjarjes
- 11:32 “Po me Paketën e Maleve ç’kanë Flamingot e Bulevardit”, Rama: S’do ta ndalim zhvillimin drejt turizmit botëror
- 11:14 Autori i disa vjedhjeve në Himarë, arrestohet 37-vjeçari