Messi apo Mbappe? Ndizet beteja për “Këpucën e Artë”
Lionel Messi dhe Kylian Mbappe po zhvillojnë një garë të jashtëzakonshme për titullin e golashënuesit më të mirë të Kupës së Botës 2026. Dy yjet e futbollit botëror kryesojnë aktualisht listën me nga tetë gola të shënuar secili, duke e bërë betejën për “Këpucën e Artë” një nga temat më interesante të turneut.
Megjithatë, argjentinasi duket të ketë një avantazh të vogël statistikisht. Messi ka arritur në kuotën e tetë golave duke zhvilluar një ndeshje më pak se sulmuesi francez, çka e bën mesataren e tij të realizimit edhe më mbresëlënëse. Kapiteni i Argjentinës ishte vendimtar në rikthimin spektakolar ndaj Egjiptit në fazën e 1/8 së finales, ndërsa Mbappe vazhdoi formën e tij të shkëlqyer duke udhëhequr Francën drejt gjysmëfinales me paraqitje të nivelit të lartë edhe ndaj Maroku ku realizoi njërin nga dy golat.
Me Botërorin që hyn në fazën vendimtare, çdo gol mund të jetë përcaktues jo vetëm për fatin e kombëtareve të tyre, por edhe për fituesin e “Këpucës së Artë”. Messi dhe Mbappe mbeten favoritët kryesorë për këtë çmim individual, ndërsa çerekfinalet pritet të sjellin një kapitull të ri në rivalitetin mes dy prej futbollistëve më të mirë të epokës moderne.
Klopp zbulon se si Liverpooli u përpoq ta nënshkruante Mbappen
Kualifikohet Franca në çerekfinalet e Kupës së Botës, Mbappe dhe Dembele vulosin me golat e tyre
Publikohen formacionet e ndeshjes Franca – Maroku, ka mungesa
- 09:17 Zjarri në pyll vret të paktën 12 persona në jug të Spanjës
- 09:12 Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)
- 08:58 Wally Funk, gruaja më e vjetër që shkoi në hapësirë vdes në moshën 87-vjeçare
- 08:41 DHS: Meksikani i vrarë nga agjentët e ICE nuk ishte objektiv i synuar i arrestimit
- 08:33 Ajatollah Ali Khamenei varroset në qytetin e tij të lindjes
- 08:33 Autori i vrasjes së Charlie Kirk: Do doja të mos e kisha bërë