Ilir Meta solidarizohet me pedagogët: Unë para 20 vitesh i rrita pagat me 58%
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi se para 20 vitesh, kur ai ishte kryeministër, i rriti pagat në sektorin e arsimit me 58%.
“Kryeministër dikur, para 20 vitesh, në një situatë të tillë, i kam rritur deri në 58% me një vendim qeverie pagat e pedagogëve dhe asistentëve të punonjësve të universiteteve tona. Sot mundësitë janë shumë herë më të mëdha,” – u shpreh ai.
Meta u solidarizua duke thënë se kërkesat e tyre modeste janë krejtësisht të realizueshme.
Sipas Metës, sot merren miliarda euro kredi për vjedhje e jo për vepra publike.
“Prioritet i Partisë së Lirisë nesër do të jetë arsimi. Nuk ka investim më të rëndësishëm për vendin dhe kombin tonë se sa arsimi. Janë të gjitha mundësitë të plotësohen kërkesat e pedagogëve që, brenda dy viteve, të kenë pagat që kanë kolegët e tyre në Kosovë,” – shtoi kreu i Partisë së Lirisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut