‘Thesari’ i manastirit grek, komuniteti i Pantokratorit ruan dorëshkrimet e lashta

21 Tetor 2022 | 18:31

Këmbana e kishës bie. Gumëzhima e ndërprerë e çekanit mbi një dërrasë thërret murgjit për lutjet e pasdites dhe zërat e thellë mblidhen në këngën e përbashkët.

Lart në kullën e madhe të manastirit Panto Krator, dera metalike e një biblioteke hapet.

Atje, thellë në manastirin mesjetar të fortifikuar në malin Athos, studiuesit po gjurmojnë për herë të parë virtualisht një thesar të panjohur; mijëra dorëshkrime të epokës Otomane, mes të cilave janë edhe më të vjetrat në botë.

“Janë rreth 1 mijë e 300 dokumente bizantine, shumica e të cilave janë unike. Këtu kemi dokumentet më të moçme otomane përpara rënies së Kostandinopojës, që mbahen në manastiret e malit Athos”, thotë At’ Theophilos, murg i manastirit Pantokrator.

Bibliotekat e komunitetit që vetëqeveriset, i vendosur mbi 1 mijë vjet më parë në gadishullin verior grek të Athosit, janë depo të veprave shekullore të shkruara në gjuhë të ndryshme, përfshirë atë greke, ruse dhe rumune.

“Sulltanët e ruajtën malin Athos si copëzën e mbetur të Bizantit. Ata e lejuan komunitetin gjysmë të pavarur dhe nuk sollën trupa këtu”, u shpreh Yiannis Niehoff Panagiotidis, profesor, Universiteti i Brelinit.

“Demokracia e vogël e murgjve ishte në gjendje të siguronte respektin e fuqive pushtuese në rajon. Për këtë arsye mali Athos shihej si djep i paqes dhe kulturës”, theksoi Anastasios Nikopoulos, ekspert shkencor, Universiteti i Berlinit.

Përgjatë dy shekujve të parë të dominimit otoman nuk u bë asnjë përpjekje për të imponuar ligjin islamik në malin Athos, apo në zonat e tjera të afërta në veri të Greqisë. Sot, manastiri është ndër atraksionet më të vizituara të shtetit helen.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026