Kthim në vendet e punës, qeveria britanike jep dritën jeshile, synohet rikuperimi i ekonomisë

28 Gusht 2020 | 11:23

Qeveria britanike pritet të nxisë qytetarët të kthehen në zyra ose në vendet e sigurta të punës për të ndihmuar në rikuperimin e ekonomisë nga pandemia e COVID-19. Ka qenë ministri i Transporteve, Grant Shapps, që e ka komunikuar këtë vendim.

“Po, gradualisht njerëzit do të fillojnë të kthehen në zyra, por unë besoj se do të shohim një punë më fleksibël nga sa kemi parë në të kaluarën dhe do t’i takojë punëdhënësit dhe punonjësit që të gjejnë ekuilibrin e duhur për problemet e tyre”, u shpreh ministri britanik i transporteve.

Ndërkohë, kryeministri Boris Johnson do të nisë një fushatë për të nxitur kthimit në vendet e punës dhe do të japë garancinë se kthimi është i sigurt. Një aplikacion i ri online do të ndihmojë njerëzit të shmangin oraret e pikut në trena dhe autobusë.

Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht vetëm 17 për qind e punonjësve ne Britani janë kthyer në punë në fillim të gushtit, shifër kjo që nënvizon sfidën e madhe me të cilën përballet Johnson për të nxjerrë vendin nga pasojat e bllokadës së coronavirusit.

Muajin e kaluar, Johnson inkurajoi njerëzit që punonin nga shtëpia të ktheheshin në vendet e punës për të ndihmuar në rikuperimin e ekonomisë. 

Në periudhën prill-qershor ekonomia britanike ra me 20%.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026