522 mijë euro dhe mallra të kontrabanduara kapen në Durrës/ 5 zhvillimet

21 Tetor 2022 | 22:30
  • 522 mijë euro dhe mallra të kontrabanduara, detaje nga operacioni në Durrës

Rreth 522 mijë euro të padeklaruara dhe mallra të kontrabanduara janë sekuestruar këtë të premte në Portin detar të Durrësit.

Në kuadër të operacionit policore të koduar “Eurot”, është ndaluar autobusi i linjës Padova – Lushnjë, me drejtues shtetasin Elidon Çela, 32 vjeç.

Ky i fundit, është arrestuar së bashku me dy ndihmësit e tij, D. K., 36 vjeç, banues në Tiranë dhe A. C., 32 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit paraprak, shërbimet e Policisë kanë konstatuar mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara.

Lexoni më shumë: 522 mijë euro dhe mallra të kontrabanduara, detaje nga operacioni në Durrës

Mallrat
  • Mbi 59% e shqiptarëve mendojnë se politika ka kapur drejtësinë

59.3% e shqiptarëve mendojnë se drejtësia nuk është e pavarur nga politika. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, 25.5% e tyre janë shprehur neutral dhe vetëm 10.4% e të pyeturve janë shprehur se drejtësia është e pavarur nga politika.

44.1% e shqiptarëve besojnë se sistemi i drejtësisë kontrollohet nga qeveria, 26% janë neutral dhe 21.6% e të pyetuve mendojnë se drejtësia është e pavarur nga qeveria.

Sipas qytetarëve, 43.7% nuk besojnë që SPAK do të hetojë të gjithë politikanët e lartë, 28.4% janë neutral dhe 21.2% e tyre besojnë se SPAK do të hetojë të gjithë politikanët e lartë.

Lexoni më shumë: Mbi 59% e shqiptarëve mendojnë se politika ka kapur drejtësinë

Sondazhi
  • Qytetarët ndezin qirinj para Kryeministrisë, mbyllet protesta për Lear Kurtin

Pas një ore është mbyllur protesta për vdekjen e Lear Kurtit, 32 vjeç në komisariatin nr.3.

Ndërkohë qytetarët para se të largohen kanë ndezur qirinj në shkallët e kryeministrisë si dhe kanë mbajtur një minutë heshtje në nder të të riut.

Sakaq mësohet se protesta e radhës do të njoftohet përmes rrjeteve sociale.

Lexoni më shumë: Qytetarët ndezin qirinj para Kryeministrisë, mbyllet protesta për Lear Kurtin

Qirinj para kryeministrise
  • 10-15 mijë euro rrogë/ Kush janë profesionet e reja më të paguara në Shqipëri

Ka 7 vite që punon nga shtëpia. Valbonës I duhet vetëm një laptop dhe mund të punojë në çdo kompani në botë.

“Punon kur të duash, mund të punosh natën, të zgjohesh herët në mëngjes, kur flasim për financat, jetojmë në Shqipëri por kemi akses te klientë të huaj dhe kanë një tjetër standard. Zhvillimi i ëeb, mund të shkojnë të paktën nga 1000 euro, sa më shumë klientë aq më shumë të ardhura”- tha Valbona Brahaj, specialiste marketingu.

Ka punuar në call centre, si Softëare Development me kohë të plotë, por asnjë nga këto nuk i siguroi të ardhurat që fiton nga puna online.

Lexoni më shumë: 10-15 mijë euro rrogë/ Kush janë profesionet e reja më të paguara në Shqipëri

  • Brenda 3 ditësh do të përcaktojmë datën e protestës, thotë Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se brenda 3 ditësh, do të bëhet publike data se kur do të mbahet protesta e opozitës.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen me kryetarët e PD-së në rrethe, Berisha nënvizoi se krahas kësaj, do të ketë edhe protesta lokale.

Berisha u shpreh se çdo qytetar shqiptar duhet të shohë se Partia Demokratike është në këmbë për të mbrojtur interesat e tyre.

Lexoni më shumë: Brenda 3 ditësh do të përcaktojmë datën e protestës, thotë Berisha

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026