Mijëra persona nga Shqipëria në Kosovë, mbushet kampi në Prizren
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, njoftoi se Kampi Inovativ Trajnues Kosovaro-Gjerman në Prizren ka mirëpritur banorët e prekur nga tërmeti që tronditi Shqipërinë më 26 nëntor dhe tashmë është mbushur në të gjitha kapacitetet që ka.
Në një postim në Facebook, Haradinaj shkroi se në Kosovë kanë arritur mijëra persona nga Shqipëria, të cilët po evidentohen dhe po strehohen qoftë në baza individuale, qoftë në mënyrë të organizuar institucionale.
Sa i përket ndihmave, kryeministri në detyrë apeloi që ato të dërgohen në Kazermën e FSK-së në Prizren dhe pastaj ato do të delegohen në mënyrë të kujdesshme dhe të kontrolluar në vendet ku ka nevojë.
Solidariteti i Kosovës ishte i jashtëzakonshëm që nga momenti i katastrofës natyre që goditi Shqipërinë më 26 nëntor dhe që rezultoi fatal, me 49 të vdekur dhe mbi 750 të plagosur. Që në orët e para të tragjedisë, njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës u nisën drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti dhe bashkë me ekipet e kërkim-shpëtimit nga Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Italia e Greqia morën pjesë në operacionin e vështirë për nxjerrjen nga rrënojat të të mbijetuarve dhe viktimave nga tërmeti i fortë 6,4 ballë.
Qeveria e Kosovës akordoi menjëherë një ndihmë prej 500 mijë eurosh për këtë rast.
Nga ana tjetër, shumë biznese dhe qytetarë të thjeshtë të Kosovës nuk humbën kohë të ofronin mbështetjen e tyre në formën e ndihmave humanitare dhe parave të derdhura në llogaritë e hapura për të mbështetur të prekurit nga tërmeti.
Gjithashtu, shumë familje kosovare hapën dyert e shtëpive të tyre në Kosovë dhe Shqipëri për të strehuar vëllezërit e një kombi.
Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane