Tensionet në Bjellorusi e Mesdheun Lindor, BE paralajmëron ndërmarrjen e sanksioneve

28 Gusht 2020 | 18:38

Dialog, zgjidhje diplomatike dhe demokratike ishin kjo thirrja e ministrave të Jashtëm të BE të mbledhur në një takim jo formal në Berlin ku dy çështjet kryesore të diskutimit ishin kriza në Bjellorusi dhe tensionet mes Greqisë dhe Turqisë në Mesdheun Lindor.

Në një dalje të përbashkët për mediat zv.presidenti i Komisionit Evropian, Joseph Borrell dhe ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas bënë thirrje që autoritetet në Bjellorusi të gjejnë gjuhën e dialogut për ti dhënë fund krizës që ka përfshirë vendin. Borrell bëri me dije se shumë shpejt do të publikohet një listë me emrat e disa figurave të larta politike ndaj të cilave do të ndërmerren sanksione. Sipas be persona kanë manipuluar zgjedhjet dhe kanë ushtruar dhunë ndaj protestuesve.

“BE nuk njeh zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi. Ne edhe njëherë shprehëm mbështetje për qytetarët dhe dënojmë dhunën ushtruar ndaj protestuesve. I bëjmë thirrje autoriteteve të gjejnë gjuhën e dialogut për ti dhënë fund krizës. Dialogu duhet të pranohet nga autoritetet. Ishim në një vendim se ndaj disa anëtarëve të klasës politike do të ndërmerren sanksione”, tha Borrell.

Çështja e dytë e cila ka ngjallur shqetësime është raporti i tensionuar mes Greqisë dhe Turqisë. Josehp Borrel theksoi se BE dëshiron të japë një mundësi serioze për dialog, por me kushtin që Turqia të përmbahet nga veprimet e njëanshme.

 “Diskutuam edhe për situatën në Mesdheun Lindor.  Shprehim solidaritete me Greqinë. Duam ti japim një shans të madh dialogut. Do të përpiqem të veNdos një raport të mirë në marrëdhëniet e tensionuara me Turqinë.  Në të kundërt do të merren masa në takimin e radhës samitin e 24 shtatori”, shtoi zv. presidenti i Komisionit Evropian.

Pyetur se çfarë nënkuptonin këto masa Borrell sqaroi se ishin paraqitur disa propozime për vendosur sanksionet ndaj Ankarasë. Më herët edhe kancelarja Merkel u shpreh se BE duhet të mbështesë Greqinë në raportet e tensionuar në Mesdheun Lindor por duhet të vijojë edhe dialogu me Turqinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026