Angelina Jolie do të jetë Maria Callas në filmin e ri

23 Tetor 2022 | 08:56

Angelina Jolie do të luajë rolin e këngëtares operistike Maria Callas në një dramë të re nga regjisori kilian Pablo Larraín.

Maria do të tregojë “historinë e trazuar, të bukur dhe tragjike të jetës së këngëtares më të madhe të operës në botë, e rijetuar dhe e riimagjinuar gjatë ditëve të saj të fundit në Parisin e viteve 1970” me një skenar nga krijuesi i Peaky Blinders, Steven Knight, i cili për herë të fundit ka bashkëpunuar me Larraín për Drama e Princeshës Diana Spencer.

“Unë e marr shumë seriozisht përgjegjësinë për jetën dhe trashëgiminë e Maria”, tha Jolie në një deklaratë. “Do të jap gjithçka që mundem për të përballuar sfidën. Pablo Larraín është një regjisor që e kam admiruar prej kohësh. Të kesh mundësinë për të treguar më shumë për historinë e Maria me të, dhe me një skenar nga Steven Knight, është një ëndërr”.

Callas ishte një soprano greke me origjinë amerikane, e cilësuar nga Leonard Bernstein si “Bibla e operës”. Ajo ishte e njohur jo vetëm për zërin e saj, por edhe për raportet e trazuara dhe marrëdhënien publike me Aristotle Onassis përpara se ai ta linte atë për Jackie Kennedy. Ajo vdiq nga një atak në zemër në moshën 53-vjeçare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026