Fotoja e frikshme tregon se si duket një milingonë nga afër

23 Tetor 2022 | 09:20

Kjo foto nuk portretizon ndonjë personazh të dalë nga një film horror. Është një foto e vlerësuar nga afër e … një milingone.

Fotoja mahnitëse është një nga 57 imazhet e Konkursit të Fotomikrografisë në Botën e Vogël. Portreti i tmerrshëm është kapur nga Eugenijus Kavaliauskas, një fotograf lituanez, shkruan CNN.

Ky është viti i 48-të i konkursit, i cili kërkon të “njohë përsosmërinë në fotografinë përmes mikroskopit”.

Kavaliauskas ka punuar më parë si fotograf zogjsh përpara se t’i drejtohej insekteve, sipas faqes së tij të internetit. Ai përdori dritën e reflektuar për të kapur nga afër milingonën tronditëse, me sy të kuq të errët dhe atë që duket të jetë një shprehje e zemëruar.

Edhe pse imazhi u bë viral në internet, Kavaliauskas nuk mori çmimin kryesor në konkurs. Çmimi u shkoi fotografëve suedezë Grigorii Timin dhe Michel Milinkovitch, të cilët krijuan një imazh të bukur fluoreshente të putrës së përparme të embrionit të një geko gjigant të Madagaskarit. Ata përdorën zmadhimin 63x për të dokumentuar venat dhe kockat e vogla të dorës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026

Alarmi shëndetësor i studimit: Fibroza e mëlçisë prek në heshtje mijëra evropianë

Rreth një në 60 të rritur mbi moshën 40 vjeç mund të kenë fibrozë të mëlçisë të padiagnostikuar, sipas një studimi të ri evropian të...
08:21 | 21/04/2026