Ekskluzive| Foto nga vendi ku është neutralizuar Lear Kurti, trotuari me gjak

23 Tetor 2022 | 20:42

Emisioni “Review” në Euronews Albania ka siguruar nja foto të realizuar nga miqtë e Lear Kurtit pasi kishin shkuar në vendin ku 32-vjeçari ishte neutralizuar nga policia.

Trotuari duket me gjak, sipas fotos që është vënë në dispozicion, ndërsa vetë familjarët kanë marrë avokat dhe po kryejnë procedurat e nevojshme për të hetuar vdekjen e Learit.

Ndryshe nga njoftimit zyrtare që fajësojnë kokainën e gëlltitur nga 32-vjeçari në momentin kur është kapur nga policia, familjarët fajësojnë policinë për dhunë.

Efektivët janë pezulluar deri në mbyllje të hetimeve.

Të premten dhe sot u mbajtën protesta për vdekjen e Learit. Organizatorët lajmëruan një grumbullim tjetër qytetarësh edhe ditën e hënë, nën moton “Drejtësi për Learin”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026