Kremlini konfirmon se Putin dhe Lukashenko do të takohen në javët në vijim
Kur në Bjellorusi nuk kanë të ndalur protestat kundër presidentit Lukashenko dhe kur raportet me BE janë të tensionuara, Kremlini konfirmon se presidenti rus Putin dhe homologu Lukashenko pritet të takohen në Moskë në javët në vijim.
Gjatë telefonatës që zhvilluan gjatë të dielës Kremlini bën me dije se dy liderët ranë dakord të takohen për të diskutuar për forcimin e raporteve dypalëshe dhe zgjerimin e bashkëpunimit.
Një takim i tillë vjen kur BE vazhdimisht bën thirrje që në vend të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të drejta duke mbështetur protestuesit, të cilët i cilësojnë zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit të manipuluara.
Dy ditë më parë, përfaqësuesi i Lartë i BE-së pas takimit të ministrave të Jashtëm në Berlin, Joseph Borrell bëri me dije se ndaj zyrtarëve bjellorusë do të ndërmerren sanksione duke i cilësuar si persona përgjegjës për manipulimin e zgjedhjeve dhe dhunë ndaj protestuesve.
Presidenti Lukashenko i ka cilësuar vazhdimisht protestuesit e opozitës kukulla të Perëndimit. Pak ditë më parë shefi i Kremlinit, Vladimir Putin theksoi se forcat ruse të sigurisë do të ndërhyjnë në Bjellorusi nëse opozita fillon të marrë ndërtesat shtetërore, bankat dhe nisë të shkaktojë rrëmujë.
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet