Twitter bllokon llogarinë e ‘Russia Today’, pezullohet nga puna spikeri i lajmeve
Twitter ka bllokuar llogarinë e ‘Russia Today’.
Mediat e huaja, shkruajnë se ditën e djeshme Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba u kërkoi qeverive të ndalojnë transmetuesin Russia Today (RT), duke thënë se nxit dhunë kundër ukrainasve.
Në kërkesën e tij theksohej se spikeri i lajmeve Anton Krasovsky sugjeroi djegie të fëmijëve ukrainas dhe deklaroi se ata që i rezistojnë forcave ruse, duhet të pushkatohen.
Sot, kryeredaktorja Margarita Simonyan njoftoi në Twitter se spikeri Anton Krasovsky është pezulluar nga puna, shkruajnë mediat e huaja.
Llogaria e RT tani është pezulluar në Itali, Portugali, Finlandë, Suedi, Irlandë, Slloveni, Republikën Çeke, Poloni, Slloveni, Hungari, Maltë, Gjermani, Greqi, Rumani, Holandë, Bullgari, Austri, Luksemburg, Lituani, Mbretërinë e Bashkuar, Danimarkë, Kroacia, Letonia, Estonia, Qiproja, Franca, Spanja, Belgjika.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania