Hoti i përgjigjet Vuçiçit: Për njohjen reciproke flitet në çdo takim
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti duke komentuar deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se në çdo takim temë e vetme është njohja reciproke, në të kundërtën nuk ka normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.
Presidenti serb ka thënë se në takimin që do të mbahet më 4 shtator në Uashington, edhe nëse merr pjesë presidenti Trump, nuk do të diskutojë për njohjen e shtetit të Kosovës.
Por sipas kryeministrit të Kosovës në çdo takim temë e vetme është njohja e shtetit të vendit tonë. “Në çdo takim që kemi tema e vetme për çfarëdo që bisedojmë, çdo gjë është në funksion të njohjes reciproke, ndryshe nuk normalizohen”, shprehet Hoti..
Ai tha se si koalicion janë unison sa i përket dialogut me Serbinë. “Si koalicion jemi plotësisht unik, ju e dini që unë kam kërkuar edhe nga opozita që të jenë pjesë e këtyre zhvillimeve po unë jam duke u angazhuar, duke punuar në bazë të kompetencave kushtetuese për të përfaqësuar shtetin e Kosovës në këto bisedime”, shprehet Hoti.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë