Ekstremistët norvegjezë grisin Kuranin dhe përplasen me policinë
Përplasjet e dhunshme gjatë marshimeve anti-myslimane në Oslo të Norvegjisë, detyruan autoritetet t’i jepnin fund manifestimit më parë nga cc’ishte parashikuar.
Marshimi, i cili organizohej nga grupi ekstremist i quajtur “Ndaloni Islamizimin e Norvegjisë” (SIAN), u mbajt në afërsi te godinës së Parlamentit. Ndërkohe qindra kundër-protestues u mblodhën në kryeqytetin norvegjez, me thirrjet “nuk duam racizëm në rrugët tona”.
Situata u tensionua kur një anëtare e grupit ekstremist grisi faqet e Kuranit duke i pështyrë ato. Gruaja, e cila ishte akuzuar edhe më parë mbi thirrjet raciste, iu drejtua me fyerje besimtarëve myslimanë përpara se të griste Kuranin.
Përplasjet fizike nisën kur kundër-protestuesit filluan të godisnin anëtarët e grupit ekstremist me vezë teksa u munduan të çanin edhe barrikadat e policisë. Disa prej besimtarëve myslimanë filluan të godisnin edhe furgonët e policisë, teksa autoritetet u detyruan të përdorin gaz lotsjellës për t’i dhënë fund marshimit. Policia arrestoi 29 persona, prej te cilëve shumë ishin minorenë.
“Pas marshimit në sheshin “Eidsvolls”, kemi një numër të madh njerëzish të cilët u shpërndanë nëpër rrugët e qytetit duke krijuar trazira dhe duke sulmuar njerëzit e tjerë. Ata shkaktuan dëme materiale dhe plagosën një person. U munduam për një kohë ët gjatë të krijonim një ndarje midis protestuesve të të dyja krahëve duke shpresuar që marrshimi nuk do të regjistronte incidente të dhunshme, por në momentin që persona të tjerë u lënduan, ishim të detyruar të ndërhynim që situata mos të degradonte më tej”, tha Torgeir Brenden, shef i rajonit policor në Oslo.
Protesta në Norvegji vjen pas një proteste të ngjashme në shtetin fqinj, Suedinë, ku të premten protestuesit u përplasën me policinë në qytetin e Malmo-s, pasi grupet e djathta ekstremiste dogjën një kopje të Kurani.
Manifestimi i nisur dhe mbështetur nga politikani danez, Rasmus Paludan, të cilit iu mohua hyrja në Suedi, kishte në fokus përdhosjen e Kuranit dhe thirrje anti-islamike. Gjashtë persona u arrestuan me akuzën e “nxitjes së urrejtjes etnike”. Në të njëjtën orë, një video e xhiruar në Rosengard, tregonte djegien e Kuranit nga manifestuesit.
Në Protestat e organizuara të premten më 28 gusht morën pjesë 300 persona të cilët lëshuan fishekzjarrë dhe gurë drejt autoriteteve policore.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush