Kriza në Bjellorusi, përpjekja e OSBE dhe BE-së për të ndërmjetësuar palët, asnjë përgjigje nga Lukashenko
Në 9 gusht qytetarët në Bjellorusi iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e radhës zgjedhje të cilat sipas autoriteteve u fituan bindshëm nga presidenti Lukashenko.
Por që prej asaj të diele protestat nuk kanë të ndalur në shtetin lindor pasi sipas opozitës dhe mijëra qytetarëve janë cilësuar të manipuluara duke kërkuar largimin e Lukashenkos tashmë 26 vite në pushtet. Edhe Bashkimi Evropian nuk i ka njohur zgjedhjet në Bjellorusi, duke bërë thirrje vazhdimisht që të ndalet dhuna ndaj protestuesve dhe të gjendet gjuha e dialogut mes forcave politike për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira dhe demokratike.
OSBE në rolin e saj thuajse dy javë pasi vendi ishte përfshirë nga kriza politike ka kërkuar të ndërmjetësojë palët për t’i dhënë një zgjidhje situatës në Bjellorusi.
Kryeministri Rama si kryetar i radhës së OSBE shprehu gatishmërinë për të zhvilluar një dialog në Minsk për të diskutuar me presidentin Lukashenko dhe opozitën. Kreu i qeverisë shqiptare kërkoi që të merrte pjesë në negociata edhe me ministren e Jashtme suedeze Ane Lind, që do të marrë vitin tjetër presidencën e OSBE-së, ndërsa nisma mori mbështetjen e BE dhe SHBA.
Liderja e opozitës Sviatlana Tsikhanouskaya ka pranuar ndërmjetësimin. Lukashenko nuk ka dhënë asnjë përgjigje për iniciativën e OSBE-së, por nuk ka nguruar t’i kthejë përgjigje pozitive Vladimir Putin për një takim në Kremlin.
Pak ditë më parë, në Këshillin Special të OSBE në Vjenë, duke u ndalur tek situata në Bjellorusi, Edi Rama u shpreh se nuk po kërkohet roli i vjetruar i ndërmjetësimit midis dy palëve, por thjesht duan të ndihmojnë Bjellorusinë.
Më herët edhe kancelarja Merkel është shprehur se Lukashenko ka refuzuar të bisedojë në telefon me të. Përveç OSBE, edhe presidenti francez Macron është shprehur i gatshëm të ndërmjetësojë dialogun në Minsk, por edhe ai nuk ka marrë një përgjigje.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme