Epidemiologu Alimehmeti: Efektiviteti i vaksinës anti-COVID nuk do jetë më shumë se 50%

31 Gusht 2020 | 06:25

Epidemiologu Ilir Alimehmeti tha për Euronews Albania, se fakti që vaksina anti-COVID duhet të prodhohet për një kohë shumë më të shkurtër nga mesatarja e kohës që i duhet një vaksine të jetë gati në kushte normale, do të bëjë që efektiviteti i saj të mos jetë 100 për qind, por vetëm 50.

Nga ana tjetër sipas tij, gara mes vendeve për të prenotuar një vaksinë e cila ende nuk është gati dhe ende nuk ka rezultuar e suksesshme në të gjitha provat klinike, duket një nismë që mbart me vete riskun e saj.

“Bota kërkoi që vaksina të bëhej shumë shpejt. Vaksina do 10-15 vjet dhe fakti që ne e kërkuar për 10-15 muaj sigurisht që do ketë ulje.

 Nuk do ketë efektivitet 100 për qind, por diku tek 50 për qind. virusi jep mutacione ndaj vaksina mund të prodhohet vit për vit.

Disa shtete duket sikur po bëjnë investime në një gropë ku pallati nuk do të ndërtohet kurrë. Rezervojnë diçka që ndoshta nuk funksionon.

Sigurisht, e marrin më lirë njësoj si një apartament i prenotuar në gropë dhe më shpejt se të tjerët. Por nuk është i sigurt suksesi i vaksinës”, tha epidemiologu.

Epidemiologu e cilësoi pozitiv trendin në ulje të numrit të rasteve me COVID-19 në vendin tonë, që sipas tij është një prirje që pritej për gjysmën e dytë të muajit gusht.

Z. Alimehmeti tha se ulja e përqindjes së infeksionit nga 19 për qind, gradualisht në 14, 12. 6 dhe së fundmi 10 për qind është lajm i mirë, pasi është dëshmi e faktit se rastet me virusin janë gjurmuar dhe vatrat e infeksionit janë shuar.

“Lajm tjetër pozitiv është fakti se prej disa ditësh numri i rasteve të rejave me COVID-19 është më i vogël se numri i të shëruarve. Edhe pse fatkeqësisht në asnjë vend të botës hetimi epidemiologjik nuk mund t’i zbulojë të gjitha rastet”, u shpreh epidemiologu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026

Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq

Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën këtë të enjte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti...
18:48 | 04/06/2026