Skenarët për nisjen e shkollës, Majlinda Keta: Të testohen për COVID-19 të gjithë mësuesit, mundësisht edhe nxënësit
Më 14 shtator pritet të nisë viti i ri shkollor ndërsa Ministria e Arsimit ka publikuar tre skenarët e mundshëm për mbarëvajtjen e mësimit në kushtet e COVID-19.
Skenari 1: Mësimi zhvillohet në mjediset fizike të shkollës, duke ruajtur të gjitha rregullat e higjienës dhe të distancimit fizik.
Skenari 2: Mësimi zhvillohet i kombinuar (një javë në shkollë dhe një javë në kushtet e shtëpisë), duke ruajtur të gjitha rregullat e higjienës dhe të distancimit fizik, në rast se do të ketë situatë të rënduar të pandemisë.
Skenari 3: Mësimi zhvillohet vetëm në distancë, në rast se situata e COVID-19 përkeqësohet shumë në nivel kombëtar, në nivel lokal ose në nivel shkolle.
Pedagogia Majlinda Keta tha për Euronews Albania se në rastin e zbatimit të skenarit të parë është domosdoshmëri që të kryhen testime për COVID ndaj të gjithë kontingjentit që hyn në shkollë, mësues dhe personel, madje edhe për nxënësit.
“Gatishmëria e shkollave për të nisur me skenarin e parë mund të realizohet nëse ka angazhime edhe të pushtetit vendor dhe të task forcës, që duhet të ketë një plan të detajuar për testime masive të kontingjentit që hyn në institucionet e shkollave.
Pra, mësuesit dhe pedagogët duhet të jenë testuar, por kjo do të vlente shumë edhe për të gjitha grupmoshat, sipas variacioneve që kanë organizimet e sistemit të arsimit parauniversitar dhe universitar me qëllim që shkolla sipas versionit të parë të mos krijojë mundësi të kontaminimit të nxënësve”, – u shpreh znj. Keta.
Sipas saj, shkollat nuk i kanë kapacitetet për të përballuar mësimin me turne, prandaj lind nevoja e futjes në sistem i mësuesve të rinj, por kjo sipas znj. Keta duhet bërë pasi tregu i kualifikimeve të marrë statusin kombëtar e të mos jetë më privat, siç funksionon tashmë nga viti 2005 e këtej.
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.