Presidenti francez takon Papa Françeskun në Romë, çfarë diskutuan

25 Tetor 2022 | 07:47

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Papa Françesku u takuan ditën e djeshme, ku besohet se kanë diskutuar luftën në Ukrainë dhe perspektivat për paqe.

Vatikani tha se bisedimet e tyre private zgjatën 55 minuta, por megjithatë nuk dihet konkretisht se çfarë kanë biseduar.

Ndër temat e diskutimit ishin edhe Kaukazi, Lindja e Mesme dhe Afrika.

Macron, i shoqëruar nga gruaja e tij Brigitte, i dha Papës një botim të parë të “Paqes së Përhershme” të filozofit gjerman Immanuel Kant, botuar në frëngjisht në 1796.

Papa i dha Macronit një medaljon, i cili përshkruante një plan të hershëm për Bazilikën e Shën Pjetrit dhe disa nga shkrimet e tij.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035

Italia ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt rikthimit të energjisë bërthamore. Dhoma e Deputetëve miratoi ligjin kuadër që i hap rrugën qeverisë të hartojë...
22:39 | 04/06/2026

Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur

Zelensky përsëriti se Rusia nuk do ta pushtojë Donetskun dhe Ukraina do ta ruajë pavarësinë e saj “Ju i shtyni rregullisht, çdo disa muaj, afatet...
22:37 | 04/06/2026

Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes

Një armëpushim nuk është i nevojshëm për të filluar negociatat për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, tha presidenti rus Vladimir Putin. “Nuk ka nevojë...
22:36 | 04/06/2026