Ronaldo drejt Chelsea-s? Portugezi dhe Broja mund të jenë shokë skuadre në janar

25 Tetor 2022 | 08:28

Manchester United do të duhet t’i paguajë Cristiano Ronaldos afro 10 milionë paund, nëse duan të ndërpresin kontratën e tij.

The Sun thotë se 37-vjeçarit i detyrohet kjo shifër në pagat bazë për pjesën e mbetur të marrëveshjes së tij aktuale, e cila zgjat deri në qershor.

Klubi mund të përpiqet ta ulë atë tarifë, nëse fakton se refuzimi i Ronaldos për të zbritur nga stoli kundër Tottenham Hotspur ishte në shkelje të kontratës së tij.

Megjithatë, prestigjozja britanike zbulon gjithashtu se Chelsea mund të ofrojë një mundësi interesante pasi pronari i Bluve, Todd Boehly, është i hapur për të negociuar një marrëveshje për të nënshkruar me Ronaldon nga rivalët e tyre në Premier League.

Nëse një transferim i tillë ndodh, Ronaldo do të jetë shok skuadre me sulmuesin shqiptar, Armando Broja.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026