Kryeministri i Irakut deklaron se do të japë dorëheqjen, teksa përshkallëzohen protestat në vend
Kryeministri irakian thotë se do të lerë detyrën pas përgjakjes së protestave në vend.
Adel Abdul-Mahdi do të paraqesë dorëheqjen e tij në parlamentin irakian për t’i hapur rrugën deputetëve të zgjedhin një qeveri të re, thuhej në një deklaratë zyrtare nga zyra e tij.
Vendimi i tij ka ardhur si pasojë përshkallëzimit të protestave të fundit kundër qeverisë, ku 400 persona janë vrarë nga forcat e sigurisë.
Abdul-Mahdi tha në Twitter se vendimi i tij ka ardhur pas thirrjes për ndryshim të udhëheqjes në vend të bërë nga Kleriku i madh i myslimanëve Shiit në Irak, Ayatollah Ali al-Sistani.
“Duke ju përgjigjur kësaj thirrje si dhe për të lehtësuar e për të përshpejtuar zbatimin e saj sa më parë, do të paraqis tek Këshilli i Përfaqësuesve, një letër zyrtare ku do të kërkoj dorëheqjen e qeverisë aktuale” është shprehur Adel Abdul-Mahdi.
“Këshilli i Përfaqësuesve, nga ku ka dalë dhe qeveria aktuale, është i ftuar të shqyrtojë mundësitë që do t’i parashtrohen dhe të veprojë në sajë të interesave të Irakut për të ruajtur gjakun e popullit tonë dhe për të parandaluar rënien e tij në një cikël të vazhdueshëm dhune, kaosi dhe shkatërrimi”.
BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
“Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë