Nis Samiti i Ballkanit Perëndimor, Kurti tregon masat e marra për krizën ekonomike

25 Tetor 2022 | 09:54

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij në Samitin e Ballkanit Perëndimor për vitin 2022 që po mbahet në Prishtinë, ka treguar masat që ka ndërmarrë qeveria për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në këtë kohë krize, e cila ka përfshirë të gjithë botën.

Kurti theksoi se do të dyfishojnë ndihmat për familjet në nevojë, ndërsa shtoi se kanë rritur dhe pensionet.

Mes të tjerash, kreu i qeverisë së Kosovës theksoi se në sektorin e energjisë po implementojnë një strategji të re për sigurimin e burimeve të reja.

“Do të dyfishojmë subvencionimin e ekonomive familjare. Secila kompani private që vendos të rrisë pagat e punonjësve të saj, ne do ta subvencionojmë me 50% të asaj rritjeje. Bashkë me këto masa afatshkurtra, qeveria po bën hapa për të adresuar edhe ato probleme afatgjatë që i kanë bërë qytetarët tanë vazhdimisht të cënueshëm.

Në sektorin e energjisë po implementojmë një strategji të re 10 vjeçare, e cila do të fokusohet në sigurimin e burimeve të reja të energjisë elektrike”- tha Kurti.

Kurti tha se për herë të parë në Kosovë, arsimi i lartë publik është falas.

“Kemi vendosur subvencionime për nënat e reja dhe fëmijët e tyre. Kemi rritur pensionet. Për herë të parë në vendin tonë, arsimi i lartë publik është pa pagesë, vetëm për doktoraturën ka një pagesë që duhet të bëhet”- theksoi ai.

Pjesë e këtij samiti do të jetë edhe oficeri i lartë i Forcave Ajrore Mbretërore të Britanisë së Madhe, Stuart Peach.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026