Katër viktima dhe 133 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
Katër viktima dhe 133 raste të reja me COVID-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Shqipëri. Kanë humbur jetën një 56-vjeçar nga Tirana, një 70-vjeçare nga Elbasani, një 77-vjeçar nga Durrësi dhe një 87-vjeçar nga Fieri.
Deri tani, vendi ynë numëron 284 viktima të shkaktuara nga COVID-19 që prej fillimit të pandemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 180 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 17 në terapi intensive nga të cilët vetëm 6 pacientë janë të intubuar.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë situata epidemiologjike në vend në javën e fundit paraqitet e qëndrueshme dhe niveli i përhapjes së infektimi është i njëjtë me një javë më parë. Mesatarja javore e rasteve të reja për javën 35 është 153 raste/javë.
133 rastet e fundit janë zbuluar nga kryerja e 820 testeve. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është: 68 raste në Tiranë, 10 në Elbasan, 9 në Durrës, 7 në Lezhë, 6 në Berat, nga 5 raste në Krujë, Fier, 4 në Korçë, nga 3 raste në Kukës, Gjirokastër, nga 2 raste në Kurbin, Kavajë, Vlorë, Tropojë, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Devoll, Pogradec.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit, 75 qytetarë që ishin pozitivë me coronavirus janë shëruar. Një ditë më parë, pati pesë viktima dhe 101 raste të reja me COVID-19.
COVID-19 – Statistika (31 Gusht 2020)
Testime totale 62837
Raste pozitive 9513
Raste të shëruara 5214
Raste Aktive 4015
Humbje jete 284
(Qarku Tiranë 133, Durrës 40, Shkodër 36, Elbasan 16, Fier 14, Korçë 12, Lezhë 10, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 5, Gjirokastër 4, Berat 2)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2092
Durrës 530
Shkodër 284
Lezhë 199
Korçë 178
Elbasan 159
Fier 144
Kukës 131
Vlorë 126
Berat 83
Dibër 52
Gjirokastër 37
Lexoni gjithashtu:
Testet e COVID-19 në Shqipëri, qytetarët ankohen se kushtojnë shtrenjtë
Bino për Euronews Albania: Shqipëria po përpiqet ta sigurojë falas vaksinën anti-Covid
Epidemiologu Alimehmeti: Efektiviteti i vaksinës anti-COVID nuk do jetë më shumë se 50%
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh