Kriza në Bjellorusi, ambasadori shqiptar në OSBE: Kërkesat i janë dërguar Lukashenkos, por s’ka ende përgjigje

31 Gusht 2020 | 14:38

Kriza në shtetin e Bjellorusisë mbetet një nga çështjet kryesore, që pavarësisht përpjekjeve të shumta të vendeve perëndimore nuk po merr zgjidhje. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njëherësh edhe kryetar i radhës së OSBE-së, ka shprehur gatishmërinë për të ndërmjetësuar palët, por asnjë përgjigje nuk është dhënë ende nga presidenti Lukashenko.

Euronews Albania zhvilloi një bisedë me ambasadorin e Shqipërisë në OSBE, Igli Hasani, i cili tha se organizata po bën përpjekje maksimale për të ofruar mundësinë e dialogut mes palëve. Sipas tij, situata në Bjellorusi vijon të mbetet e vështirë, por përpjekjet për normalizim e saj nuk janë shteruar dhe nuk kanë ndalur për asnjë moment.

“Këshilli i Përhershëm i OSBE pati sot një mbledhje të radhës, ku ndërmjet shumë temave të ndryshme është diskutuar edhe situata në Bjellorusi. Kuptohet që OSBE është një organizatë e rëndësishme, ku Bjellorusia është anëtare dhe ka mekanizmat e duhur dhe të mjaftueshëm për të ndihmuar popullin bjellorus. Kjo ka qenë arsyeja që kryetari i OSBE, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që më 17 gusht ofroi mundësinë e tij për të vizituar Bjellorusinë, Minskun, në mënyrë që të futej në dialogun e nevojshëm dhe të munguar midis palëve, midis regjimit aktual dhe protestuesve të përfaqësuar nga kandidatët e opozitës. Organizata do të vazhdojë të gjitha përpjekjet. Për momentin Bjellorusia nuk ka kthyer asnjë përgjigje. E vetmja përgjigje që kemi marrë në mënyrë konstante është që: të gjitha ofertat tona janë shënuar, janë marrë parasysh dhe i janë përcjellë zyrës së presidentit Lukashenko. Kjo nuk do të thotë se ne do t’i shterojmë përpjekjet, por ne do t’i intensifikojmë ato duke i ofruar Bjellorusisë mundësinë për ndihmë në këtë situatë të vështirë”, tha ai.

Por, çfarë masash pritet të ndërmarrë OSBE-ja në rast se përshkallëzohet situata në Bjellorusi, për këtë pyetje të gazetares Bruna Çifligu, ambasadori shqiptar dha këtë shpjegim:

“Organizata ka disa mekanizma, të cilat bëjnë të mundur angazhimin e 56 vendeve të tjera karshi një vendi anëtar që ka probleme, ka disa mekanizma që kur ka shkelje t’u përgjigjet vendeve të tjera të organizatës. Ka një përshkallëzim të një presioni ndërkombëtar karshi çdo vendi, në rasatin konkret Bjellorusisë. Në fazën aktuale, jemi në tentativa për një vizitë të kryetarit të OSBE, dhe të parit të gjërave në terren. Vizita mund të ndodhi në momentin e parë, që do këtë një përgjigje pozitive nga Bjellorusia”, tha ai.

Në fund, z.Hasani u shpreh se vendet anëtare të OSBE-së po ndjekin çdo veprim nga Bjellorusia, i cili bie ndesh me parimet e organizatës.

“Zoti Rama, kryetari i OSBE ishte shumë i qartë ditën e premte në Këshillin e Përhershëm. Ne po ndjekim me shqetësim shkeljen e të drejtave të njeriut, po ndjekim me shqetësim masat represive që po merren ndaj gazetarëve dhe jemi të gatshëm për të ndihmuar të dyja palët për të arritur një zgjidhje të pranueshme për popullin bjellorus”, theksoi ai. 

Lexoni gjithashtu: 

Kriza në Bjellorusi, përpjekja e OSBE dhe BE-së për të ndërmjetësuar palët, asnjë përgjigje nga Lukashenko

Protestat në Bjellorusi, mbi 100 të arrestuar. Lukashenko vijon me dorë të hekurt

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026

Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq

Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën këtë të enjte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti...
18:48 | 04/06/2026