522 mijë euro në autobus, avokati i Elidon Çelës: Do ankimojmë vendimin e gjykatës

25 Tetor 2022 | 14:26

“Arrest me burg” vendosi sot Gjykata e Durrësit për Elidon Çelën, që u kap në port me 522 mijë euro të padeklaruara dhe mallra kontrabandë në autobusin e tij.

Ai doli përballë togave të zeza për akuzën e mosdeklarimit në kufi të parave dhe sendeve me vlerë, por dhe si i dyshuar për pastrim të produkteve të veprës penale.

Pretendimet e Çelës janë se paratë vijnë si rezultat i kursimeve familjare, por mbetet enigmë fakti se përse paratë gjendeshin në autobus.

Gjykatësi Paulin Çera vendosi ta lërë në burg deri në përfundim të hetimeve, ndërsa la të lirë dy ndihmësit e tij.

Avokati i Çelës, Gramoz Lika tha se ky vendim do të ankimohet në Gjykatën e Apelit.

“Vendimi është objekt ankimi në Gjykatën e Apelit. Po i sillte nga Italia, i ka fitimet e 27 viteve, ka biznes atje, ka punë të ndryshme atje.

Çela u arrestua pasi gjatë kontrollit në autobusin e tij, që vinte nga Bari, u gjetën të fshehura në 6 qese plastmasi me paratë.

Raste të ngjashme në Portin e Durrësit ka pasur edhe më parë, ku përmes linjave të transportit, individë ose grupe kriminale sjelin para të pista duke paguar edhe një përqindje për futjen e tyre në Shqipëri.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026