Festivali i Venecias, shpresa për rimëkëmbje të ekonomisë

31 Gusht 2020 | 17:34

Edhe pse në një klimë te ndryshme nga edicionet e mëparshme, Festivali Ndërkombëtar i Venecias do të zhvillohet nën kontrollin e masave të rrepta parandaluese, duke i dhënë kështu një shtysë të re industrisë turistike qytetit italian, i goditur nga pandemia e COVID-19.

Gondolierët, pronarët e restoranteve dhe hoteleve, po shpresojnë që Festivali Venecian i Filmit do të do ri ngrejë industrinë turistike të qytetit.

Zyrtarët lokalë thonë se kufizimet për shkak te korona virusit e kane dërrmuar ekonominë, por ata shpresojnë se festivali  do të ndihmojë në reduktimin e humbjeve të bizneseve.

Destinacioni Evropian i famshëm për gondolat e tij dhe arkitekturën madhështore po shpreson tani se turizmi do të veprojë në kahun e kundërt  të efektit që pati ekonomia italiane nga kufizimet e pandemisë.

“Nuk e di sesa njerëz që punojnë me turizmin mund të rezistojnë edhe një vit tjetër në këtë mënyre. Nuk jemi vetëm ne por edhe hotelet, restorantet, dyqanet, etj. Ekonomia e qytetit varet nga turizmi dhe nuk ka turizëm, kështu që i gjithë qyteti është i prekur”, tha Maurizio Carlotto, zv/president i Shoqatës së Gondolierëve.

“Në këtë sezon ne kishim pak a shumë 20-30 % të hoteleve të rezervuara por shohim qe parashikimet  për Shtatorin dhe Tetorin,  sidomos Shtatori me Festivalin, janë më mirë”, tha Paola Mar, këshilltare Turizmi në Venecia.

Organizatorët e festivalit kanë publikuar një rregullore të rreptë për vizitorët gjatë evenimentit.

Atyre u është kërkuar të përdorin maska mbrojtëse gjatë shfaqjes dhe ne pikat hyrëse do t’u matet temperatura.

Fansat do të mbahen të distancuar nga tapeti i kuq për të shmangur grumbullimet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026