Kurti pret delegacionin nga Shqipëria, ftohet për vizitë në Kukës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në zyrën e tij një delegacion nga Shqipëria, të përbërë nga dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Pandeli Majko dhe Gerta Duraku, prefekti i Kukësit, Ali Hallaçi dhe kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.
Në takim u diskutua për mënyrat dhe mundësitë e shtimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në nivel qendror dhe projekteve të përbashkëta në atë lokal.
Qarku i Kukësit ka vlerë të veçantë për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, u tha në takim. Me këtë rast Kryeministri Kurti u ftua që ta vizitojë Kukësin.
Ai shtoi se duam të ecim në rrugën e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, me theks te lehtësimi i lëvizjes së banorëve të brezit kufitar, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga Qeveria e Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
Bastisje në veri të Kosovës pas kanosjes së ministrit Sveçla, policia sekuestron 4 armë
Kurti thirrje qytetarëve: Votoni. Vendosim për zhvillimin, sigurinë dhe stabilitetin e vendit tonë
Zgjedhjet në Kosovë, ambasadori gjerman: Po vëzhgojmë procesin me 4 ekipe. Gjithçka, qetë dhe pa probleme
- 17:22 Hegseth kritikon Evropën për emigracionin: Kur do t’i jepni fund këtij “pushtimi”?
- 17:14 Bastisje në veri të Kosovës pas kanosjes së ministrit Sveçla, policia sekuestron 4 armë
- 17:13 ‘Nuk keni paguar gjobën’, policia thirrje qytetarëve: Kujdes nga mesazhet mashtruese, mos ndani kodet me askënd
- 16:53 Kurti thirrje qytetarëve: Votoni. Vendosim për zhvillimin, sigurinë dhe stabilitetin e vendit tonë
- 16:42 Kamionët zebër, pse Rusia po përdor kamuflazh në Ukrainë?
- 16:30 Zgjedhjet në Kosovë, ambasadori gjerman: Po vëzhgojmë procesin me 4 ekipe. Gjithçka, qetë dhe pa probleme