Alibeaj tregon emrat: Dy kandidatët e PD-së për Avokatin e Popullit
Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj ka bërë publikë dy emrat që ka përzgjedhur grupi i Partisë Demokratike si kandidatë për Avokat të Popullit, që do i dërgohen Kuvendit.
Në një deklaratë për mediat nga ambientet e Kryesisë së Kuvendit, Alibeaj tha se Ledio Braho dhe Dorian Gjomarkaj janë kandidatët e propozuar nga Grupi i PD-së.
“Duke pasur parasysh faktin që tradita e hershme parlamentare ka treguar, që ka patur një zë të fortë të opozitës, sot e gjithë arkitektura shtetërore e Shqipërisë është e deformuar. Të gjithë institucionet kushtetuese dhe gjyqësore janë të kapura nga mazhoranca, kjo i jep peshë Avokatit të Popullit të vendosë një balancë.
Grupi i PD-së arriti në mënyrë unanime që të fokusohet në dy emra: Ledio Braho dhe Dorian Gjomarkaj. Në grupin e PD-së zhvilluam disa raunde analize dhe votimi. Në përfundim të këtij mekanizmi ju deklaroj se preferenca e grupit të PD-së është zoti Ledio Braho”, theksoi Alibeaj.
LEXONI GJITHASHTU
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut