Kompania ‘Mercedes’ largohet nga tregu i Rusisë
Mercedes është bërë kompania e fundit perëndimore që është larguar nga tregu i Rusisë, pas nisjes së luftës në Ukrainë.
Kompania me bazë në Gjermani ka ndalur prodhimin dhe eksportimin e produkteve të saj në Rusi, prej fillimit të muajit mars.
Mirëpo tani ajo do të largohet krejtësisht nga tregu rus dhe do t’ua shesë aksionet investitorëve lokalë.
Kompania japoneze, Nissan është larguar nga Rusia më herët gjatë këtij muaji, dhe njëjtë kanë vepruar edhe kompanitë tjera që prodhojnë makina, Toyota dhe Renault.
Nissan ka pësuar humbje prej 700 milionë dollarëve pasi e ka shitur biznesin te një entitet shtetëror për një shumë simbolike.
Por Harald Wilhelm, zyrtari kryesor financiar i Mercedes, tha se largimi i tij nga Rusia nuk pritej të kishte ndonjë efekt të ri serioz në fitimet e kompanisë, shkruan BBC.
Vendimi vjen pasi shumë kompani perëndimore u tërhoqën nga Rusia në fillim të vitit, duke përfshirë Starbucks, McDonald’s dhe Coca-Cola.
Firma të tjera makinash, duke përfshirë Jaguar Land Rover, General Motors, Aston Martin dhe Rolls-Royce, të gjitha ndaluan dërgesat në vend në muajt e parë të luftës.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid