Pandemia s’është zhdukur, EMA: Valë e re infeksioni në nëntor. Bëni vaksinën!
Një valë e re infeksioni me COVID-19 do të përfshijë Evropën në javët e ardhshme. Kështu deklaruan krerët e Agjencisë Evropiane të Medikamenteve, EMA, të cilët u kujtuan qytetarëve se pandemia nuk ka mbaruar dhe se varianti Omicron vijon të pësojë mutacione, duke u kthyer në variante më të rrezikshme se më parë.
“Javën e kaluar një nga variantet e reja të Omicron, i quajtur BQ.1 u identifikua në të paktën 5 vende të Bashkimit Evropian. Varianti në fjalë dhe nënvariantet e tjera që rrjedhin prej tij do të bëhen dominantë nga gjysma e nëntorit dhe fillimi i dhjetorit”, thotw Dr. Marco Cavaleri, Agjencia Evropiane e Medikamenteve,
Agjencia Evropiane e Medikamenteve bëri gjithashtu të ditur se variantet e COVID dhe gripi normal do të qarkullojnë njëkohësisht, ndaj vaksinimi është emergjent.
Vaksinat aktuale janë efikase për kohën e mbetur, por coronavirusi është më i shpejtë se përshtatja e tyre dhe kjo duhet të ndodhë.
LEXONI GJITHASHTU:
- EMA mohon deklaratën e presidentit të SHBA-së: Pandemia nuk ka mbaruar
- Mjeku shqiptar në Madrid: Pandemia drejt fundit, Spanja ka hequr të gjitha kufizimet
Energjia diellore i kursen 12.8 miliardë euro për Evropën mes krizës së naftës dhe gazit
Vizita në Spanjë, Vatikani: Papa Leo do të takohet me të mbijetuarit e abuzimit seksual nga kleri katolik
Trupi i gjetur në një depo i përket 11-vjeçares së zhdukur në Francë, shkaqet e vdekjes ende nuk dihen
- 13:30 Djali i Hashim Thaçit: Presim që ndryshimi të ndodh
- 13:06 Shiste kokainë dhe heroinë në ambient e “PlayStation” ku punonte, arrestohet 20-vjeçari në Durrës
- 13:01 Rama reagon ndaj komentuesve në rrjetet sociale: Boll e ndotët mexhelisin shqipfolës
- 12:58 Zhduket i riu në Tiranë, kërkimet për 34-vjeçarin vijojnë prej katër ditësh
- 12:35 Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, pjesëmarrja kaloi 14% deri në orën 13:00. Procesi i votimit vijon
- 12:34 AF Elbasani dhe Armand Duka reagojnë pas ndarjes nga jeta të Fatjon Bunjakut