Aida Hajnaj merr zyrtarisht drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit

1 Shtator 2020 | 14:21

Aida Hajnaj ka marrë zyrtarisht detyrën e drejtueses së Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ajo është takuar sot me drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme SPAK Arben Kraja. Marrja e drejtimit të këtij institucioni të rëndësishëm të drejtësisë se re është e mbushur me sfida të mëdha.

Fillimisht numri një i BKH-së duhet të hartojë një rregullore të brendshme të institucionit, që do të përfundojë brenda kësaj jave sipas burimeve.

Të njëjtat burime saktësuan se javën e ardhshme Hajna do të hapë garën për 60 vende vakante për oficerë, të cilët duan të bëhen pjesë e strukturës. Të gjithë kandidatët do të duhet të kalojnë një verifikim të imtësishëm, i cili përfshin pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Verifikimi do të kryhet nga një komision i cili në përbërje ka dy prokurorë të SPAK dhe një gjyqtar të Gjykatës së Posaçme. Më pas kandidatët që do të shpallen fitues do të trajnohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke marrë përvojë nga FBI-ja.

Për këtë zhvillim reagoi edhe ambasada amerikane, e cila e konsideroi një gur të rëndësishme në sistemin e drejtësisë shqiptare. BKH është Policia Gjyqësore e Prokurorisë së Posaçme dhe kryen të gjitha veprimet e hetimore. Sipas ligjit kjo strukturë mund të hetojë edhe prokurorët e SPAK nëse ata gjenden në shkelje të ligjit.

Pjesë e byrosë mund të bëhen të gjithë ata oficerë të Policisë Gjyqësorë të cilët punojnë në prokurori, por edhe oficerë të policisë që kanë mbaruar Akademinë e Policisë dhe ka mbi një vit përvojë punë. Nëse të gjitha afatet në ngritjen e BKH respektohen ndoshta struktura do të jetë gati në fund të këtij viti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026