Fëmijët në mbarë Evropën kthehen në klasa me libra dhe maska

1 Shtator 2020 | 17:33

Fëmijët në mbarë Evropën janë kthyer të martën në shkolla, duke mbajtur me vete përveç librave dhe fletoreve edhe maskat për t’u mbrojtur nga epidemia e COVID-19. Të vegjëlve do t’u duhet të përshtaten me rregullat e reja, që përfshijnë dezinfektimin e vazhdueshëm të duarve, orarin e kufizuar të argëtimit dhe distancimin social.

Disa dhjetëra milionë nxënës u kthyen ditën e martë në shkolla në shtete si Franca, Spanja dhe Rusia, me çantat e shpinës të mbushura me fletore e libra, por edhe me maska për t’u mbrojtur nga përhapja e coronavirusit.

Pastrimi i vazhdueshëm i duarve, distancimi social dhe koha e kufizuar për lojëra do të jenë normaliteti i ri për këta fëmijë, ndërkohë që në vende të tjera të Evropës njerëzit po përpiqen të gjejnë mënyra për të dërguar fëmijët në klasë, të sigurt dhe me gjendjen ekonomike funksionale.

Por kjo vjen në një kohë kur infeksionet po rriten sërish në mbarë kontinentin dhe ka shqetësime se rikthimi në shkolla e zyra, gripi i vjeshtës dhe rritja e vdekshmërisë në dimër mund të çojnë në një valë të dytë pandemie.

Vende të ndryshme po ndërmarrin qasje të ndryshme për të ulur infeksionet në shkolla. 17 rajonet e Spanjës janë secila përgjegjëse për planin e kthimit në shkollë, edhe pse duhet të ndjekin rregullat kombëtar, si mbajtja e maskës për fëmijët mbi 6 vjeç.

Në Rusi, nxënësit u kthyen në shkolla në një kohë kur infektimet me coronavirus kanë kaluar 1 milion raste.

Qeveria franceze deklaroi se kriza nuk duhet t’i lërë qytetarët në pritje, ndërsa kryeministri britanik Boris Johnson tha se është jetike që shkollat në Angli të rihapen këtë javë.

Në kulmin e epidemisë së coronavirusit, që u shoqërua me bllokadën globale, rreth 1.5 miliard fëmijë u prekën nga mbyllja e shkollave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026