Çekiçi e Broja presin debutimin, dy futbollistët të gatshëm për të bindur trajnerin Reja

1 Shtator 2020 | 18:56

Armando Broja dhe Endri Çekiçi kanë veshur për herë të parë fanellën e kombëtares së madhe dhe do të jenë të gatshëm për takimet me Bjellorusinë dhe Lituaninë. Në konferencën për shtyp, të dy futbollistët nuk e fshehin gëzimin që i janë bashkuar Kombëtares A. 

Është një ftesë që kisha vite që e prisja. dhe është një ëndërr e kthyer në realitet. Tani që ëndrra u plotësua duhet të kem ëndrra më të mëdha. Duke nisur nga dita e djeshme që u bashkova me ekipin  duhet të tregoj veten se përse kam ardhur këtu dhe trajneri të tregoj nëse trajneri mund të mbështet tek unë apo jo”, tha futbollisti Endri Çekiçi.

“Jam shumë i kënaqur që më ka thirrur ekipi A. Lojtarët janë më të mirë, luajnë më shpejt dhe janë më të fortë. Këtë futboll dua dhe unë të luaj. Kuptohemi në stërvitje dhe e dimë lojën e njëri tjetri”, u shpreh Armando Broja.

Si Çekiçi ashtu dhe Broja, të cilët më parë kanë qenë pjesë e moshave kuqezi shprehen të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre që në takimet e këtij muaji. 

“Qëllimi im është të jap maksimumin dhe të marr minuta në këto ndeshje për të ndihmuar ekipin”, shtoi Çekiçi.

“Uroj të marr minuta dhe të tregoj se jam lojtar i mirë, të aktivizohem më shumë dhe të më grumbullojë sërish për ndeshjet e tjera. Ky është qëllimi im për momentin”, theksoi Broja.

Kombëtarja do të luajë më 3 shtator në Bjellorusi, ndërsa tre ditë më vonë do të presë Lituaninë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026